Screenshot
DJ Gimbo ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe emocionuese për të uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në Instagram, ai është kthyer pas në kohë, duke ndarë me ndjekësit një foto nostalgjike nga fëmijëria, ku shfaqet ende i vogël në krahët e së ëmës.
Por fotografia është shoqëruar edhe me një dedikim të ndjerë, ku Gimbo shpreh gjithë dashurinë dhe mirënjohjen për nënën e tij.
“Urime ditëlindjen nana jem. Festofsh gjithmonë me lumturi edhe shëndet, drita e syve të mi. Të don djali shumë”, ka shkruar ai.
Urimi dhe fotografia e rrallë nga fëmijëria kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij, duke zbuluar një anë më personale dhe emocionale të DJ-it.
