Screenshot
Gazetari Elton Tozaj ka rikthyer vëmendjen te jeta private e ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, vetëm pak ditë pasi ajo konfirmoi publikisht ndarjen nga babai i djalit të saj.
Përmes një InstaStory, Tozaj ka publikuar një pamje ku Françeska shihet duke ecur me djalin dhe një burrë, ndërsa ka ngritur pikëpyetje rreth identitetit të personit që e shoqëron.
“Pas Rizartës, rradha e Francit të dali me në fund hapur me djalin dhe të dashurin apo dashnorin?”, shkruan ndër të tjera Tozaj. Ai shkon më tej duke pretenduar se “flitet” për një lidhje të Françeskës me një biznesmen më të madh në moshë dhe se, sipas tij, ish-partneri i saj është në dijeni të kësaj.

Françeska, nga ana tjetër, konfirmoi më 7 shtator në “Ftesë në 5” se është ndarë prej kohësh nga babai i djalit të saj. Ajo tha se ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë, takohen çdo ditë dhe vazhdojnë të kenë respekt për njëri-tjetrin, duke e cilësuar ish-partnerin si një nga miqtë e saj më të ngushtë.
Në të njëjtën intervistë, Murati hodhi poshtë një tjetër aludim të mëparshëm për një partner të ri. Duke folur për një fotografi nga plazhi ku pretendohej se në reflektimin e syzeve të saj shfaqej një burrë, ajo deklaroi se imazhi ishte manipuluar dhe se ndodhej me një shoqe.
Përplasjet mes Tozajt dhe Françeskës nuk janë të reja. Gjatë muajve të fundit gazetari ka bërë disa pretendime për jetën private të saj, ndërsa Françeska i është përgjigjur publikisht, duke i cilësuar disa prej tyre si shpifje dhe duke kërkuar fakte.