Screenshot
Personi që shihni në foto është, Elton Vrenozi, 49 vjeç, nga Fieri, i cili është një prej dy personave të arrestuar në kuadër të hetimeve për abuzimin seksual ndaj 13-vjeçares shqiptaro-amerikane nga Shkodra.
Kujtojmë se policia e Shtetit ka njoftuar pasditen e sotme se janë vënë në pranga dy shtetas në lidhjen me abuzimin seksual të zbuluar së fundmi me një të mitur me origjinë amerikano-shqiptare. Burime nga blutë bëjnë me dije se shërbimet e DVP Tiranë ndaluan shtetasin Adrian Qerimi, 46 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa shërbimet e DVP Fier ndaluan shtetasin Elton Vrenozi, 49 vjeç, banues në Fier.

Elton Vrenozi
Po ashtu bëhet me dije se Gjykata caktoi ndaj të dy shtetasve masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.
Ndërkaq bëhet me dije se autoritetet vendase po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast që shokoi pasditen e sotme mbarë vendin.
Siç raportuam dhe pak më parë, dyshimet janë se në total janë shtatë ose më shumë persona të përfshirë në abuzimin seksual me 13-vjeçaren të cilët thuhet se e kishin paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
