Pas problemeve me furnizimin me ujë në zonat e Daias dhe Lundrës, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka dhënë një përditësim të ri mbi situatën.
UKT për “Pa Dorashka” ka bërë të ditur se stafi teknik ka ndërhyrë menjëherë për riparimin e tubacionit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG-ut, i cili furnizon me ujë dy zonat e prekura.
Ndërmarrja ka shpërndarë edhe pamje nga puna në terren, ku ekipet teknike shihen duke ndërhyrë në tubacionin e dëmtuar.
“Stafi Teknik i UKT-së ka marrë masat e menjëhershme për riparimin e tubacionit DN 315 mm HDPE në zonën e TEG që furnizon me ujë në zonën e Daiasit dhe të Lundrës”, thuhet në njoftim.
Sipas UKT-së, puna për riparimin e defektit po vijon, ndërsa është dhënë edhe një afat për normalizimin e situatës.
“Pritet që rikthimi i furnizimit me ujë të bëhet në dy orët e ardhshme”, njofton UKT.
