Një bisedë mes Brikenës dhe Gretës ka rikthyer vëmendjen te raportet mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”.
Në një intervistë, Brikena e pyeti Gretën nëse ajo dhe banorë të tjerë si Shëndriti, Selin dhe Gimbo vazhdojnë të flasin për të edhe pas përfundimit të spektaklit.
“Kam parë disa video që kur kemi qenë në Big Brother VIP, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani çfarë flisni për mua?”, ishte pyetja e Brikenës.
Nga ana e saj, Greta u shpreh se pas daljes nga shtëpia secili është përqendruar te angazhimet e veta dhe se nuk ka arsye për të mbajtur më konflikte.
“Secili ka pasur angazhimet e veta. Gjithmonë mbetet shija e mirë. Edhe respekti për njëri-tjetrin. Siç kam për ty, edhe për të gjithë banorët e tjerë, sepse loja ka përfunduar”, u përgjigj ajo.
Ndërkohë, pak pas publikimit të kësaj bisede, Selin publikoi një “Instastory” që u interpretua nga ndjekësit si një reagim indirekt. Ajo ndau një postim mbi tiparet narcisiste dhe e shoqëroi me mbishkrimin:
“Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale, që ato që më humbin në TV mi nxjerr Zoti në IG. Gjithsesi, sharing is caring…”

Edhe pse Selin nuk përmend emra, postimi i saj ka nxitur komente në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë lidhur me deklaratat e fundit të Brikenës dhe Gretës. Deri më tani, asnjëra prej tyre nuk ka reaguar më tej ndaj këtij interpretimi.