Prej disa ditësh, Brikena Selmani është vendosur sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” është përfolur nga fansat për një shtatzëni të mundshme, thashethem që ka qarkulluar me shpejtësi në komunitetet e ndjekësve të saj.
Pas aludimeve të shumta, Brikena ka vendosur të reagojë personalisht dhe të sqarojë situatën. Në një prej grupeve të mbyllura ku komunikon me fansat, ajo ka mohuar kategorikisht se është në pritje të ëmbël.
“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem mos vazhdoni me aludime të pavërteta përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, ka shkruar Brikena.
Ajo ka përsëritur kërkesën e saj edhe në një tjetër mesazh, duke u bërë thirrje ndjekësve të mos përhapin informacione të pakonfirmuara: “Unë jam në grup dhe ju lutem mos aludoni gjëra të pavërteta, po jua kërkoj përsëri!”.
Brikena Selmani u bë gjerësisht e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”, ku ishte një prej emrave më të komentuar. Përpara eksperiencës në reality show, modelja nga Kosova kishte marrë pjesë edhe në “Miss Grand International 2025”.
Prej disa javësh, Brikena ndodhet në Itali, ku po shijon kohën pranë familjes. Së fundmi ajo ka ndarë edhe pamje nga Villa d’Este në liqenin e Comos, të shoqëruara me mbishkrimin “Family time”.
Megjithatë, për ata që po prisnin një konfirmim të lajmit që ka qarkulluar në rrjet, Brikena e ka dhënë tashmë përgjigjen: nuk është shtatzënë dhe kërkon që aludimet të marrin fund.