Vëllezërit Veshaj kanë strategji të ndryshme biznesi. Teksa Donald Veshaj është emri më i ri mes personazheve të televizionit që futen në biznesin e kullave, Romeo Veshaj ka zgjedhur një tjetër strategji. Ai duket se zgjedh gjithmonë t’i dalin zot grate shumë më të mëdha në moshë.
Pas lidhjes me Jonida Maliqin, me 12 vite diferencë, që kur ishte ende në të 20-at, Romeo, që prej vitit 2021, ka pasur një histori të fshehtë, por të shitur publikisht si “miqësi familjare”, me biznesmenen e makinerive të drurit, Silvana Kulla.

Një histori që, në korridoret e Top Channel, është ditur dhe përfolur që kur Romeo ishte konkurrent dhe 50-vjeçarja shfaqej çdo javë për t’i çuar rroba të reja, duke u prezantuar si qiradhënësja e banesës dhe mike e familjes. Por e vërteta, sipas miqve të afërt, është se gruaja jo vetëm ishte e dashura sekrete e Romeos, por edhe financuesja e tij sa herë ai ndodhej në vështirësi ekonomike.

E vetëdijshme se nuk mund ta bënte publike historinë me një djalë 20 vite më të ri, ajo pranonte rolin e saj pa dalë në skenë. Një rol që duket ende prezent edhe me hapjen e medias së re të Romeos, ku sponsorët kryesorë janë “Simac Group” dhe “Eurocol”, kompanitë e biznesmenes në fjalë.
Donaldi dhe Romeo: nga shtëpitë me qira te kullat dhe platformat mediatike
Donaldi, humoristi dhe ish-banori i BBV, i njohur më shumë për spektakël sesa për eksperiencë në ndërtim, themeloi në mars 2024 kompaninë “DGC” sh.p.k., së bashku me Glenis Çobon, me objekt aktiviteti në fushën e ndërtimit dhe investimeve.
Vetëm pak muaj më vonë, në dhjetor 2024, kompania “Anchor Investment”, në pronësi të Albi Shytit, bleu 50% të aksioneve të shoqërisë për vlerën simbolike prej 5 mijë eurosh. Më pas, ortakët aplikuan për ndërtimin e një kulle me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë në qendër të Vlorës.
Romeo, ndërkaq, vetëm pak muaj më parë hapi platformën e tij “X Media”, me financuese të heshtur një 50-vjeçare. Nuk dihet se cili nga vëllezërit do të ketë suksesin më të madh në investime, por duket qartë se, me kalimin e viteve, kanë fituar jo pak eksperiencë. / Marrë nga Infront