Screenshot
Dokumente të sapopublikuara nga FBI-ja kanë zbuluar dëshmi rrëqethëse që datojnë nga vitet ’60, duke hedhur dritë mbi takime të mistershme me krijesa të panjohura.
Sipas këtyre dosjeve, të bëra publike si pjesë e nismës për transparencën mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara, viti 1965 konsiderohet si periudha me numrin më të madh të shikimeve të UFO-ve të raportuara nga dëshmitarë të shumtë në mbarë botën.
Raportet e FBI-së përshkruajnë mjete fluturuese metalike që kishin aftësinë të qëndronin pezull në heshtje të plotë, të arrinin shpejtësi fantastike dhe të shkaktonin ndërhyrje në pajisjet elektromagnetike.
Për më tepër, dokumentet përmendin se mbetje të diskave fluturuese të rrëzuara janë gjetur në disa raste, ku materialet përshkruhen si metale të panjohura që përmbajnë sfera mikroskopike.
Pjesa më tronditëse e këtyre dëshmive lidhet me ekuipazhin e këtyre mjeteve. Dëshmitarët kanë raportuar se kanë parë krijesa që zbritnin nga objektet fluturuese, të cilët përshkruheshin me një gjatësi prej rreth 1 metër (3.5 deri në 4 këmbë).
Sipas dosjeve, këto qenie mbanin veshur diçka që ngjante me kostume hapësinore dhe helmeta, duke lënë pa fjalë hetuesit e kohës.