“Lifting pasi të mbush 50 vjeçe”, kështu është rikthyer sërish virale një video e vjetër e këngëtares Xhensila Myrtezaj, e realizuar vite më parë, ku ajo fliste hapur për ndërhyrjet estetike dhe mënyrën si i shihte ato në atë periudhë të jetës së saj.
Në intervistën që po qarkullon sërish në rrjetet sociale, Xhensila shprehej se në atë kohë nuk e kishte menduar aspak të bënte ndërhyrje estetike dhe se ndihej mirë me pamjen e saj natyrale.
“Në këtë pikë të jetës nuk e kam menduar dhe nuk do jetë. Për më vonë nuk e di… ndoshta kur të kaloj të 50-at, pak lifting”, dëgjohet të thotë këngëtarja në videon e bërë vite më parë, kur ajo ishte ende shumë e re.
Deklarata e saj ka rikthyer reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës kanë komentuar ndryshimet në pamjen e artistes ndër vite, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar sinqeritetin dhe mënyrën spontane me të cilën ajo fliste për këto tema në fillimet e karrierës.
Videoja po shpërndahet me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të ditës për fansat e këngëtares.