Erjon Vishkulli, një prej të rinjve që ishin pjesë e protestës së 12-të studentore në Tiranë, mbeti i plagosur me plumb gome në sy, ndërsa tashmë i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas miqve të tij, që kanë dhënë dëshmi në rrjetet sociale, i riu e ka humbur njërin sy, ndërkohë që në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhej se Vishkulli ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka pasur një sërë reagimesh në rrjetet sociale, dhe nga politikanë të ndryshëm. Një prej atyre që ka reaguar është edhe gazetari Marin Mema, i cili shkruan:
Erjon miku im, ata qe te njohin nga afer ta dijnë zemren dhe dashurine per Kombin! Lutem per ty!
Pamjet e plagosjes së Erjon Vishkullit ishin tronditëse, ndërsa ai shihej i mbuluar nga gjaku pas plumbit të marr në njërin nga sytë.