CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75
Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Itali, ku një 12-vjeçar është plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga babai i tij brenda banesës familjare në Napoli. Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi pas një konflikti në familje, ndërsa i mituri u qëllua dy herë në gjoks, me plagët që prekën mushkëritë e tij.
Pas sulmit ndaj të birit, autori dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës duke goditur veten me thikë në zonën e fytit dhe fytyrës. Gjatë ngjarjes është plagosur edhe nëna e djalit, e cila raportohet se ka marrë lëndime në dorë.
Si 12-vjeçari ashtu edhe babai u transportuan me urgjencë në Spitalin Veçhio Pellegrini, ku ndodhen në gjendje kritike.