Një lëvizje e papritur e Dafina Zeqirit në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka ngritur pikëpyetje mbi arsyen që fshihet pas saj.
Pak përpara se profili i saj në Instagram të mos ishte më i aksesueshëm, këngëtarja kishte fshirë të gjitha postimet, duke e lënë llogarinë me zero publikime, pavarësisht se numëronte rreth 2 milionë ndjekës.
Siç shihet edhe nga pamja e profilit para mbylljes, në llogarinë e Dafinës shfaqej mesazhi “No posts yet”, ndërsa fotografitë dhe videot e publikuara ndër vite nuk ishin më të dukshme.
Screenshot
Më pas, llogaria duket se është çaktivizuar ose mbyllur, pasi profili nuk rezulton më i aksesueshëm në Instagram.
Deri tani, Dafina Zeqiri nuk ka dhënë një shpjegim publik për këtë vendim. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shkëputje të përkohshme nga rrjetet sociale, një strategji që lidhet me ndonjë projekt të ri muzikor apo një vendim personal.
Mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të rikthehet në Instagram dhe çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje të papritur.