Screenshot
Jonida Vokshi nuk do të jetë pjesë e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova. Moderatorja ka konfirmuar vetë lajmin përmes një postimi në Instagram, duke njoftuar se pas katër edicionesh ka vendosur të bëjë një pauzë.
“Jo, këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova. Pas katër edicionesh, kjo është hera e parë që do ta shoh atë nga ana tjetër e ekranit”, shkruan Jonida.
Moderatorja tregon se këto katër vite kanë qenë ndër më intensivët e jetës së saj. BBVK e ka shoqëruar gjatë shtatzënisë, por edhe në një prej periudhave më të vështira, humbjen e babait të saj.
Megjithatë, arsyeja kryesore e vendimit duket se lidhet me familjen dhe dëshirën për t’u kushtuar më shumë kohë fëmijëve.
“Ndjej që kam nevojë të ngadalësoj pak ritmin, për t’ia dhënë më shumë praninë time aty ku dy zëra më thërrasin mami. Ata po rriten dhe unë jam gjithmonë duke vrapuar”, shprehet ajo.
Jonida lë të kuptohet gjithashtu se kjo pauzë mund t’i hapë rrugën projekteve të tjera që i ka menduar prej kohësh.
“Një kapitull që nuk po e mbyll me pikë. Thjesht po vendos një presje”, përfundon moderatorja, duke falënderuar edhe Alaudin Hamitin dhe Olsa Muhametin dhe duke u uruar sukses në edicionin e ri.
