Një 37-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci, e cila po transportohet me ambulancë drejt Tiranës, ka humbur jetën rrugës për në kryeqytet.
Mësohet se gruaja e cila ishte në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, është paraqitur në spitalin e Pogradecit me komplikacione, ndërsa mjekët kanë marrë vendimin për ta dërguar në Tiranë. Gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, 37-vjeçarja ka humbur jetën.
Raportohet se gjatë transportit me ambulancë për në Tiranë, gjendja e saj është rënduar dhe 37-vjeçarja ka ndërruar jetë. Dyshohet se e reja ka pësur hemoragji të brendshme.
Mësohet se trupi i gruas do të dërgohet në morgun e Tiranës, ku do të jetë autopsisa mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes të nënës së re.
Ndërkohë në vijim pritet që dalin detjae të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.