Argjira Spanca ka reaguar publikisht përmes një postimi në InstaStory lidhur me debatet dhe sulmet që po qarkullojnë në rrjet gjatë protestave të fundit në vend.
Moderatorja shprehet se është “e shokuar dhe thellësisht e zhgënjyer” nga mënyra se si po menaxhohet situata, duke kritikuar gjuhën dhe sjelljen ndaj vajzave që kanë shprehur mendimet e tyre publikisht.
Në reagimin e saj, Argjira përmend konkretisht Fjoralba Ponarin dhe Dea Mishelin, për të cilat thotë se po sulmohen dhe njollosen padrejtësisht vetëm pse kanë dhënë opinionin e tyre.
“Nuk e them sepse i kam mike, por sepse askush nuk meriton të bëhet objekt bullizimi, shpifjesh dhe insinuatash vetëm pse shpreh një mendim”, shkruan ajo.
Argjira tregon gjithashtu se ka zgjedhur të mbështesë protestën, pasi beson në mbrojtjen e natyrës dhe të vendit, por shton se reagimet me tallje, etiketime dhe sulme personale nga politika janë “të neveritshme dhe thellësisht zhgënjyese”.
Në fund të mesazhit të saj, moderatorja shkruan shkurt: “Prisja më shumë”, duke e shoqëruar postimin me hashtagun
#flamingorevolution.
