Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Gjirokastrës, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në një pishinë private në fshatin Mashkullorë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, adoleshenti me inicialet A.P. dyshohet se ka pësuar infarkt teksa po lahej në pishinë, çka më pas ka sjellë mbytjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në një kompleks pushimi, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës.