Një rast shqetësues është bërë publik në rrjetet sociale, ku familjarët e një 50-vjeçari shqiptar kërkojnë ndihmë urgjente për gjetjen e tij, pasi rezulton i zhdukur prej disa ditësh në Greqi.
Bëhet fjalë për Gentian Vasil, i cili sipas denoncimit të familjes ka humbur kontaktet që prej datës 29 maj 2026 në zonën Magoula, Atikë.
Familjarët bëjnë me dije se rasti është raportuar edhe pranë autoriteteve greke, por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Sipas përshkrimit të publikuar, 50-vjeçari është rreth 1.75 metra i gjatë, me flokë gri, sy blu dhe trup normal. Gjithashtu, thuhet se ai ka vështirësi në ecje për shkak të një problemi në këmbën e djathtë.
Të afërmit apelojnë që kushdo që mund të ketë informacion për të, të kontaktojë menjëherë familjen ose autoritetet, duke theksuar se çdo detaj mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen sa më të shpejtë të tij.
Për kontakt është vënë në dispozicion numri: 0030 694 6178750.