Ardian Baloshi, 26 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Kamëz.
I riu u paraqit në Spitalin e Traumës i plagosur, por fatkeqësisht nuk mundi tu mbijetojë plagëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti banal të nisur në kalçeto.
Ndërkohë policia ka idetifikuar autorin e dyshuar, Sadik Llanaj dhe po vijon punën për kapjen e tij.
Ngjarja e rëndë që i mori jetën 26-vjeçarit Ardian Baloshi ka vënë në lëvizje repartet elitë të Policisë së Shtetit.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe dyshimeve të forta se autori është ende i armatosur, forcat RENEA kanë zbarkuar në terren dhe kanë nisur një operacion masiv kërkimi.
Zonës është vendosur në rrethim, ndërsa efektivët e armatosur po ushtrojnë kontrolle të rrepta në zonë.
Drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba ka sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit pranë një kalçetoje.
Torba u shpreh se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku është dërguar nga kalimtarë të rastit.
Autori është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugë pranë një kalçetoje.
“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Torba.