Pas muajsh të mbushur me polemika dhe deklarata të forta mes saj dhe ish-partnerit Arnold, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka ndarë një fotografi të re të vogëlushes së saj.
Në foton e publikuar në Instagram shihen vetëm këmbët e foshnjës, e veshur me rroba rozë, ndërsa Katerina e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “My sunshine, my everything” (“Dielli im, gjithçka ime”), duke treguar edhe një herë dashurinë e madhe për të bijën.
Screenshot
Kujtojmë se disa muaj më parë marrëdhënia mes Katerinës dhe Arnoldit u kthye në qendër të debatit publik. Pasi Katerina deklaroi se Arnoldi nuk ishte interesuar për të dhe foshnjën, ai reagoi duke thënë se kishte dyshime për atësinë dhe se dëshironte të kryhej një test ADN-je. Nga ana tjetër, Katerina i mohoi këto pretendime, duke këmbëngulur se vajza është fëmija i tij dhe duke akuzuar ish-partnerin se po përpiqej të justifikonte mungesën e tij.
Pavarësisht gjithë zhurmës që shoqëroi ndarjen e tyre, sot duket se fokusi i Katerinës është tërësisht te vogëlushja, e cila tashmë ka ardhur në jetë dhe po mbush rrjetet sociale me momente të ëmbla.