Një 57-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Bitinckë, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës. Ngjarja është konstatuar nga familjarët, ndërsa policia është njoftuar menjëherë për rastin.
Sipas të dhënave paraprake, viktima i përkiste komunitetit rom dhe jetonte i vetëm në banesë. Motra e tij ka qenë ajo që e ka gjetur të vetëvarur dhe ka lajmëruar autoritetet.
Dyshohet se 57-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor dhe ishte nën trajtim mjekësor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.