Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht nga publiku si Cllevio Serbiano, po shijon një kapitull të ri dhe mjaft pozitiv në jetën e tij.
Muaj pas lirimit, ai i është përkushtuar plotësisht muzikës, mbrëmjeve dhe performancave nëpër klube të ndryshme, duke u rikthyer fuqishëm pranë fansave të tij të shumtë.
Megjithatë, risitë më të mëdha duket se po vijnë nga jeta e tij private. Cllevio ka ndarë për herë të parë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente tejet të veçanta krah partneres
Përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka publikuar foto krah partneres së tij.
Në një imazh të shkrepur para pasqyrës, ai është shprehur: “E fus gjum tregoj nga e shkuara.” Këto postime tregojnë qartë se ai ka lënë pas të kaluarën e trazuar dhe po shijon një qetësi të plotë shpirtërore krah personit të zemrës.
.

Në foton tjetër, ku dyshja shfaqet e përqafuar duke ecur, Cllevio ka shkruar një dedikim mjaft të veçantë:
“E çoj nga e ardhmja plot inspirime, aventura.”

Edhe pse ka vendosur të ndajë lumturinë e tij me publikun, Cllevio është treguar i kujdesshëm për të mos zbuluar shumë. Ai ka preferuar që për momentin ta mbajë sekret dhe misterioz identitetin e partneres së tij, duke mos e bërë publik emrin apo profilin e saj.
Ky vendim ka shtuar akoma më shumë kureshtjen e ndjekësve, të cilët kanë nisur menjëherë aludimet se kush mund të jetë bukuroshja që ka bërë për vete reperin e njohur.
Kjo lidhje, megjithatë, nuk duket të jetë krejtësisht e re. Muaj më parë, Cllevio kishte zbuluar në një intervistë për “Andale” se është në një marrëdhënie dashurie prej gati dy vitesh. Ai kishte treguar se gjatë gjithë kësaj kohe të vështirë, ata kishin pritur njëri-tjetrin, duke vërtetuar se kjo romancë ka kaluar sprova të mëdha përpara se të bëhej publike.