Screenshot
Moderatorja dhe influencerja e njohur, Livia Brunga, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas komenteve dhe aludimeve që po qarkullojnë së fundmi për vajzat e ekranit shqiptar dhe lidhjet e tyre të pretenduara me persona të botës së krimit.
Përmes një InstaStory të gjatë, Livia duket se i është përgjigjur drejtpërdrejt paragjykimeve që janë shtuar në rrjet, sidomos pas publikimit të lajmeve dhe diskutimeve për takime të dyshuara mes vajzave të njohura dhe personazheve të arrestuar apo të burgosur.
Shkak për reagimin e saj u bë një koment ku thuhej se disa vajza të ekranit “do jenë në hetim për listën e burgjeve”, koment që moderatorja e konsideroi si baltosje dhe ofendim ndaj saj dhe shumë vajzave që punojnë ndershmërisht.
“Unë me zë të lartë hy te kategoria ‘ne të tjerat’. Ka goca që dalin në ekran por kanë një përditshmëri të pastër, një makinë të thjeshtë dhe një veshje të aksesueshme”, shkruan ajo.
Më tej, Livia thekson se shumë vajza të ekranit punojnë fort çdo ditë dhe kanë arritur gjithçka pa kompromise apo interesa të errëta.
“Ka goca që dalin në ekran që punojnë gjithë ditën për të mbijetuar, për mos me u var nga askush. Çdo gjë që kanë arritur, e kanë arritur pa u shit, pa kompromise, pa ndyrësi”, vijon ajo.
Në reagimin e saj, Brunga shprehet e revoltuar ndaj faktit që sipas saj, disa njerëz vendosin të fusin “të gjitha vajzat në një kategori”, vetëm për shkak të famës apo jetës që shfaqin në rrjete sociale.
“Dhe të dali një ‘idiote’ mesatare të hedhë baltë mbi goca që duhet t’i vini anash, është tejkalim limiti”, shkruan moderatorja.
