Një vajzë ka humbur ndjenjat pasi ajo dhe partneri i saj u fshikulluan nga 100 herë secili për shkak se kishin kryer marrëdhënie jashtë martesës, sipas ligjeve të ashpra të Sheriatit në një provincë të Indonezisë.

Gruaja, e cila nuk u identifikua, duhej të transportohej larg pasi u fshikullua publikisht në Banda Aceh, në veri të ishullit Sumatra. Një person i veshur nga koka te këmbët me një veshje kafe dhe me një maskë të bardhë kreu goditjet me kamxhik.
Partneri i saj u pa duke bërë pasthirrje dhimbjeje gjatë ndëshkimit. Çifti ishin vetëm dy ndër ata persona që u ndëshkuan sipas ligjit të Sheriatit.

Gjykata e Sheriatit dhe Zyra e Prokurorit në Banda Aceh ndëshkuan shkelësit e ligjit me nga 25 deri në 100 goditje me kamxhik, përfshirë edhe persona të përfshirë në marrëdhënie jashtëmartesore të organizuara përmes aplikacioneve online.

Çiftet e pamartuara nuk lejohen të flenë së bashku sipas këtyre ligjeve të rrepta në rajonin e Aceh, i cili është i vetmi vend në Indonezinë me shumicë myslimane ku zbatohet ligji i Sheriatit.