Policia ka arritur të gjejë trupin e dyshuar, të pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë. Trupi i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerujë. Forcat RENEA po zbresin për ta identifikuar.

Për operacionin, policia kishte bërë me dije se ishin angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Kërkimet ishin përqendruar kryesisht në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit.
Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng dhe u ekzekutua nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.