Screenshot
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pas lajmit se 17-vjeçari, i cili ishte plagosur aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe dhimbjeje dhe dedikime prekëse për të riun. Mes tyre, vëmendje ka marrë edhe një video e publikuar në TikTok nga një mik i viktimës.
Në video janë përfshirë foto dhe momente të ndryshme të 17-vjeçarit, ndërsa krahas tyre shfaqet edhe mesazhi prekës: “Do ngelesh përherë në zemrën time vëllai im”, shoqëruar me emoji zemre të thyer dhe pëllumbi.
Pamjet kanë prekur shumë ndjekës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen tragjike të të riut.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa familjarë, miq dhe të afërm vazhdojnë të kujtojnë 17-vjeçarin përmes fotove, videove dhe mesazheve emocionuese në rrjetet sociale.