Screenshot
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vitomiricën e Pejës, ku 49-vjeçarja Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e së dielës.
Sipas raportimeve, i dyshuari kryesor është Albert Sylaj, kunati i viktimës, i cili dyshohet se e ka goditur atë me sëpatë në kokë dhe më pas është larguar nga vendngjarja me një automjet të kuq, të tipit Volkswagen Golf 3.
Tragjedia bëhet edhe më e rëndë nga fakti se Arlinda ishte kthyer në banesën e saj vetëm pak minuta më parë, pasi kishte denoncuar dhunë në familje në Polici.
Albert Sylaj raportohet se ndodhet ende në arrati, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.