Një kthesë e papritur ka ardhur në historinë e Elton Tozajt, i cili së fundmi u përfol në rrjetet sociale pas raportimeve se ishte dhunuar dhe më pas ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Ndërsa lajmet për fatin e tij ngritën shqetësime dhe pikëpyetje, një informacion i ri që po qarkullon në mediat rozë e lidh emrin e tij me spektaklin “Big Brother VIP Kosova 5”.
Portali “LajmiShqiptar.al”, duke iu referuar burimeve të veta, pretendon se Elton Tozaj ka arritur një marrëveshje me producenten Olsa Muhameti për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Sipas të njëjtit burim, Tozaj pritet t’i bashkohet kastit të spektaklit që nga dita e nesërme, duke sjellë një zhvillim të papritur pas gjithë zhurmës së krijuar rreth tij.
Madje, portali pretendon se Elton Tozaj nuk është zhdukur dhe as është marrë peng, siç është përfolur më herët.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti apo vetë Elton Tozaj lidhur me pjesëmarrjen e tij në reality show.
Mbetet për t’u parë nëse informacioni do të konfirmohet dhe nëse Elton Tozaj do të jetë surpriza e radhës për publikun e “Big Brother VIP Kosova 5”.