Eva Pango ka reaguar për herë të parë pas akuzave që qarkulluan në rrjetet sociale lidhur me incidentin e flamurit izraelit gjatë protestës së 21.
Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ajo ka mohuar kategorikisht të jetë personi që ka kryer veprimin, duke deklaruar se nuk fshihet pas maskave dhe se gjithmonë mban përgjegjësi për veprimet e saj.
“Nuk e kam bërë unë atë akt. Unë nuk veproj me maska. Nëse dua të bëj diçka, dal dhe veproj me fytyrën time”, shprehet Pango në videon e saj.
Ajo ka pranuar se më herët ka shprehur mendimin se protesta duhet të përshkallëzohet, pasi sipas saj forma aktuale paqësore nuk po sjell rezultatet e pritura, por ka theksuar se kjo nuk do të thotë se ajo ka kryer veprimin për të cilin po akuzohet.
“Me të vërtetë kam thënë që situata duhet të përshkallëzohet sepse nuk po arrihet asgjë me këtë protestë kaq paqësore, por nuk e kam bërë unë”, deklaron ajo.
Më tej, Pango u ka bërë thirrje personave që e akuzojnë të përballen drejtpërdrejt me të.
“Personat që akuzojnë të vijnë të ma thonë përballë. Unë kam protestuar me zemër që nga dita e parë dhe do ta bëj deri në fund”, tha ajo.
Në fund të mesazhit, Eva Pango falënderoi mbështetësit e saj dhe dha një mesazh bashkimi për protestuesit.
“Mos harroni, protesta do të mbarojë një ditë. Faleminderit që më besoni, edhe unë ju besoj. Bashkë do ia dalim”, përfundoi ajo.
Videoja e plotë: