Një aksident tragjik në Gjermani u mori jetën tre anëtarëve të një familjeje nga Ferizaj në kosovë.
Mediat vendase kanë publikuar fotot e viktimave, Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi Laurent Aliu, 16 vjeç.
Të tre po ktheheshin në Gjermani pas pushimeve në Kosovë.
Automjeti me të cilin ata lëviznin doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe rrëshqiti poshtë një argjinature.
Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë, pasi viktimat kishin mbetur të bllokuar në automjet dhe për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e një vinçi.
Me urdhër të Prokurorisë së Regensburgut është angazhuar një ekspert për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në daljen e automjetit nga rruga.