Screenshot
Pas disa vitesh romancë, historia mes DJ PM dhe Sara Berishës duket se ka marrë fund. Teksa prej ditësh në rrjet po qarkullojnë raportime për ndarjen e tyre, një lëvizje e fundit e DJ-t kosovar në Instagram ka tërhequr vëmendjen.
Sipas IndeksOnline, PM ka nisur të ndjekë në Instagram Almedina Ismajlin, motrën e modeles së njohur Arbenita Ismajli.
Detaji bëhet edhe më interesant për shkak se vetëm pak ditë më parë Almedina kishte publikuar në “Instastory” një foto të DJ PM, të realizuar në një prej pishinave të kryeqytetit.
Dy lëvizjet kanë mjaftuar që në rrjet të lindin pikëpyetje mbi raportin mes tyre. A bëhet fjalë thjesht për një miqësi apo kemi sinjalet e para të një afrimi të ri?
Për momentin, as DJ PM dhe as Almedina Ismajli nuk kanë konfirmuar publikisht ndonjë romancë, ndaj gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve të nxitura nga aktiviteti i tyre në rrjetet sociale./ indeksonline.net