Një moment romantik i Kiarës Tito dhe Luiz Ejllit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Ajo që ka rënë më shumë në sy është pozicioni i dorës së Luizit në foto mbi barkun e Kiarës. Ky detaj ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin aludimet dhe komentet e ndjekësve, të cilët kanë ngritur pikëpyetje nëse fotografia mund të jetë një sinjal për ndonjë lajm të ri nga çifti.

Megjithatë, Kiara nuk ka dhënë ndonjë konfirmim lidhur me këto aludime. Kiara dhe Luizi u njohën dhe krijuan lidhjen e tyre gjatë “Big Brother VIP Albania”, ndërsa prej atëherë janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.