Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, janë dy shqiptarët e arrestuar për shkelje të pronës së paligjshëm dhe qëllim për vjedhje në shtëpinë e Princit dhe Princeshës së Uellsit në Norfolk.
Arrestimi i tyre mësohet të ketë ndodhur pak para orës 18:00 të hënën pas raportimeve për aktivitet të dyshimtë.
Mediat e huaja shkruajnë se dy shqiptarët u mbajtën në paraburgim dhe pritet të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës në Norëich këtë mëngjes.

Vlen për t’u theksuar se Princi William dhe Princesha Catherine nuk jetojnë në Anmer Hall me kohë të plotë, por e përdorin pronën si një vendpushim në fshat gjatë pushimeve dhe në momentin e incidentit prona ishte e pabanuar.
Kanë qenë qentë, dronë dhe një helikopter të cilat erdhën në ndihmë për të kontrolluar zonën përpara se dy burra të arrestoheshin brenda rezidencës mbretërore.