53-vjeçar është arrestuar në Farkë teksa, teksa po përgatitej të hynte për të vjedhur në një banesë.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Lugina e Errët”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Në pranga ra 53 vjeçari Aned Koli banues në Durrës, i cili sipas Policisë ka precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër personit dhe pronës.
Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.
I arrestuari është Aned (Ejk Eddy) Koli Jonuzi, banues në Sukth.
Ai ishte i shumëkërkuar nga policia, pasi në vitin 2009 ka grabitur një bankë me armë në Tiranë, ndërkohe muajt e fundit kishte grabitur edhe një banesë ku kishte marrë peng me armë pronarin e banesës.
Në kartelën e policisë cilësohej si një nga grabitësit serial më të rrezikshëm.
“Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B”, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me operacionin në Farkë.