Screenshot
Protesta e zhvilluar sot para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi dhe video, ku disa përdorues pretendojnë se një person i veshur civil, i identifikuar prej tyre si Roki Pepa, është përfshirë në incidentet me protestuesit.

Pamjet e publikuara duket se tregojnë një person civil në kontakt fizik me një protestues, ndërsa në postime janë shpërndarë edhe fotografi të tjera që pretendohet se e lidhin atë me strukturat policore. Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit mbi identitetin e personit apo rolin e tij gjatë ngjarjes.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar pretendimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa pritet një sqarim zyrtar për incidentin dhe rrethanat e përplasjes.
