Pas incidentit të ndodhur në protestë, në rrjetet sociale është rikthyer në qarkullim një lajm i vitit 2023 që lidhet me Martin Sterkajn. Në atë kohë mediat raportuan se ai ishte larguar nga shërbimi i psikiatrisë në QSUT, ku po trajtohej për probleme të shëndetit mendor.
Sipas raportimeve të publikuara në qershor 2023, Sterkaj dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj personelit mjekësor, kishte hapur me forcë derën e repartit dhe ishte larguar nga ambientet e spitalit pa u ndaluar nga shërbimi i sigurisë. Në raportime thuhej gjithashtu se ai kishte marrë me vete edhe drynin e derës së repartit.
Ky episod është risjellë në vëmendje pas ngjarjes së fundit në protestë, ku emri i tij u përmend në media dhe rrjete sociale.