Screenshot
Një skandal i rëndë po qarkullon së fundmi. Para një jave, qindra qytetarë shpërndanë rastin e një vajze që thuhej se kishte nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve, duke bërë që brenda një kohe rekord të mblidheshin rreth 450.000€.
Natyrisht që na erdhi mirë, sepse shqiptarët njihen si popull zemërgjerë dhe gjithmonë gjenden pranë dikujt në nevojë. Por pas mbledhjes së fondit, nisën të qarkullonin pretendime të forta se pas gjithë kësaj historie mund të fshihej një skemë mashtrimi e organizuar nga disa personazhe të njohur në TikTok.
Disa video të publikuara nga një shqiptar që jeton në Amerikë, i cili kishte tentuar të ndihmonte familjen nga afër kanë ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me këtë rast. Sipas pretendimeve, familja refuzoi ndihmën direkte dhe nisi të shfaqte sjellje të dyshimta. Por duke mbledhur prova dhe informacione, ai arriti të zbulojë një rrjet personash të përfshirë në disa shtete nga Tirana, Italia, Dubai, Turqia e deri në Amerikë, me synimin për të tërhequr fondin dhe më pas për t’u zhdukur pa gjurmë.
Në videot që po qarkullojnë, pretendohet se transplanti nuk u krye, se familja kërkoi të largohej menjëherë nga SHBA dhe se kishte kontradikta të forta rreth gjendjes reale shëndetësore të vajzës. Gjithashtu ngrihen pikëpyetje serioze mbi mënyrën si u menaxhuan fondet e mbledhura nga qytetarët.