Policëve të ndërrimit të pasdites së 9 majit iu ndanë detyrat. Por, dikush e devijoi rrugën dhe jo për arsye operative.
N.P., zyrtare policore që nga viti 2024, dhe R.T, poashtu zyrtar policor, siç mëson Klan Kosova, u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në terren.
Ata u zunë duke kryer marrëdhënie intime, dhe atë në veturën zyrtare veç pak kohë pasi u nisën për në terren.
Për ngjarjen e paprecedentë u deklaruan edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas zëvëndësdrejtorit për këtë rajon, Veton Elshani, policët e stacionit të veriut morën ndëshkimin për veprën e kryer.
Respektimi i etikës së punës është një nga elementet kyçe të cilës i kushtohet rëndësi e veçantë në Akademinë Policore, nga ku edhe diplomojnë rojet e rendit.