Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Saide ka publikuar një Instastory mjaft provokues dhe romantik. Në foto ajo shfaqet para pasqyrës e veshur me një fustan të zi rrjetë dhe me kapele, teksa shihet qartë në krahët e një djalë misterioz, i cili e mban prej beli. Edhe pse identiteti i tij mbetet ende sekret pasi fytyra nuk dallohet plotësisht, detajet tregojnë një afrimitet të madh mes dyshes.
Por, ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë lëvizja e papritur e Saides. Vetëm pak minuta pas publikimit, me sa duket e penduar për këtë hap, ajo e ka fshirë menjëherë foton nga profili i saj.

Çfarë po ndodh vërtet me jetën sentimentale të Saides? A është ky zyrtarizimi i një lidhjeje të re, apo thjesht një moment impulsiv që ajo zgjodhi ta tërhiqte pas?