Screenshot
Një mesazh i papërshtatshëm i ardhur në Instagram ka bërë që emri i Efi Dhedhes të përmendet sërish në rrjetet sociale. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, e njohur për reagimet spontane dhe pa filtra, ka vendosur të publikojë një screenshot nga biseda që i ka ardhur në “story”, duke i ekspozuar ndjekësit mënyrën se si shpesh personazhet publikë përballen me komente ofenduese apo provokuese online.
Në mesazhin e publikuar, një person i shkruan Efit: “Sa e ke çmimin për një natë Efi”, një koment që është konsideruar nga shumë ndjekës si tepër i rëndë dhe degradues. Megjithatë, Efi ka zgjedhur të mos reagojë me nervozizëm, por me ironi. Mbi postim ajo ka shkruar: “LOTI UJE…” shoqëruar me emoji duke qeshur, duke lënë të kuptohet se e ka marrë me sportivitet situatën.

Nuk është hera e parë që figura të njohura shqiptare publikojnë mesazhe fyese apo provokuese nga ndjekësit, një fenomen që vazhdon të jetë shumë i përhapur në rrjetet sociale. Në rastin e Efit, reagimi i saj duket se ka qenë një mënyrë për të treguar se nuk ndikohet nga komente të tilla, por edhe për të nxjerrë në pah nivelin e disa mesazheve që personazhet publikë marrin çdo ditë në privat.