Screenshot
Rike Roçi ka reaguar ashpër ndaj aludimeve dhe komenteve që po qarkullojnë së fundmi për jetën e saj private. Modelja ka publikuar një “story” në Instagram, ku duket krah një mashkulli, identitetin e të cilit ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë, ndërsa ka shpërthyer ndaj personave që, sipas saj, flasin pa ditur të vërtetën.
Në reagimin e saj, Rike ironizon ata që komentojnë lidhjen e saj, duke shkruar se është parë me partnerin në vende të ndryshme si New York, Tokyo, Maldive dhe së fundmi edhe në Vlorë, ndërsa u drejtohet kritikëve me fjalët: “gojët e liga”.
Ajo shprehet e revoltuar me mënyrën se si, sipas saj, njerëzit krijojnë histori dhe i paraqesin si fakte të kryera, vetëm për të ushqyer negativitetin në rrjet.
“Po si nuk treguat qoftë edhe një herë të vërtetën?! Vetëm thashetheme poshtë e lart dhe i paraqisni si fakte të kryera. Thashetheme pazari, vetëm për t’i dhënë zë ligësisë që mbani brenda”, shkruan ajo në postimin e publikuar.
Më tej, Rike jep edhe një detaj për partnerin e saj, duke lënë të kuptohet se diferenca në moshë mes tyre është e konsiderueshme, por sipas saj kjo nuk përbën aspak problem.
“Ne kemi një moshë dhe ai është shumë, pooooo shumë i MIRË. Por nuk jua tregoj se keni sy”, vijon ajo me tone ironike.
Në fund të reagimit, modelja u kërkon ndjekësve dhe kritikëve të ndalojnë komentet dhe të merren me jetën e tyre, duke lënë të kuptohet se nuk ndikohet nga thashethemet që qarkullojnë online.
