Screenshot
Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocional, duke folur hapur për një periudhë të vështirë dhe dëshirën për të rigjetur qetësinë dhe lumturinë.
Përmes një postimi në Instagram Story, këngëtarja shprehet se e vetmja gjë që ka dëshiruar dhe për të cilën është lutur këtë vit është paqja dhe një sistem nervor i qetë.
Ronela shkruan se ka qenë besnike, e përkushtuar dhe se ka dashur “me gjithë shpirtin, trupin dhe mendjen”, ndërsa tregon se ka pritur me durim dhe ka punuar fort edhe në ditët kur mendonte se nuk do t’ia dilte.
Artistja përmend gjithashtu netët pa gjumë, lotët, mendimet e shumta dhe momentet kur ka gjykuar veten, pavarësisht se është përpjekur të buzëqeshë dhe të vazhdojë përpara.
“Zot, të lutem, më kthe lumturinë. Mos lejo më lot dhe trishtim në jetën time”, shkruan ajo në fund të mesazhit.

Ronela nuk ka treguar konkretisht se çfarë e ka shtyrë drejt këtij reagimi, ndaj mbetet e paqartë nëse postimi lidhet me jetën personale, profesionale apo me një periudhë të përgjithshme emocionale që po kalon.