Pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit Albiano Kreçi, i cili humbi jetën në aksidentin detar në Ksamil pas përplasjes me një mjet të Policisë Kufitare, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe dhimbjeje nga miqtë dhe të afërmit e tij. Sipas raportimeve, i riu humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Gjirin e Ksamilit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në postimet e shpërndara në Instagram, miqtë e Albanos kanë publikuar fotografi dhe kujtime me të, duke e kujtuar si një djalë të ri plot jetë. “U prehsh në paqe vëllai im, do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, shkruan një prej tyre, ndërsa të tjerë kanë ndarë foto nga momentet që kanë kaluar bashkë, të shoqëruara me simbole zie dhe mesazhe prekëse.



Një tjetër reagim prekës ku shkruan: “Pse kaq shpejt zemra e vëllait na le me shpirt të këputur… u prehsh në paqe shpirti i vëllait”, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e papritur.

Mes lotësh, kujtimesh dhe mesazheve të ngushëllimit, miqtë e Albanos po i japin lamtumirën e fundit 22-vjeçarit, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të mërkurë në Tiranë.
