Screenshot
Këngëtari Yll Limani, i cili prej disa ditësh po shijon pushimet në bregdetin spanjoll, është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë qëndrimit të tij.
Gjithçka nisi pas një videoje që ai publikoi në TikTok. Teksa shfaqej duke lundruar me një barkë nën rrezet e diellit, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi i videos. Me nota humori, Ylli pyeti ndjekësit se kujt i kishin vjedhur ndonjëherë telefoni, portofoli dhe sendet personale pikërisht në Spanjë.
Megjithatë, ai duket se ka zgjedhur ta përballojë situatën me sportivitet, duke mos lejuar që kjo ngjarje t’ia prishë plotësisht pushimet.

Screenshot[/caption]
Fatmirësisht, përtej humbjeve materiale, artisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon të shijojë ditët e mbetura të pushimeve në Spanjë.