Screenshot
Familjarët e Ardit Cakonit, 32 vjeç, kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e tij, pasi ai rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh në qytetin e Laçit.
Sipas familjarëve, Arditi është parë për herë të fundit dje rreth orës 09:00, në zonën përballë Pallatit të Kulturës në Laç. Që prej atij momenti, të afërmit nuk kanë mundur të kenë kontakte me të dhe nuk kanë informacion për vendndodhjen e tij.
Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund ta kenë parë ose që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e 32-vjeçarit. Kushdo që ka informacion, lutet të kontaktojë në numrin 068 259 9810.