Ka pllakosur zia në familjen Marku që prej vitesh jeton në qytetin e Lezhës, pasi dje u nda tragjikisht nga jeta në momentin kur babai përplasi aksidentalisht për vdekje vajzën e tij 3-vjeçare, Aylën, ngjarje e ndodhur në Ksamil.
Newsbomb.al mëson se familja Marku do t’i japë lamtumirën e fundit të voglës Ayla ditën e nesërme në orën 10 të mëngjesit në varrezat e qytetit të Lezhës në Grykë-Zezë. Mes lotësh e një dhimbje të pashërueshme, familja Marku do të përcjellë nesër për në banesën e fundit vajzën e vetme të çiftit Ergys dhe Anxhela.
Siç raportuam dhe ditën e djeshme, referuar hetimeve të bëra nga blutë e vendit u tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një parkim privat, ku 3-vjeçarja është goditur aksidentalisht nga i ati i cili ishte duke kryer një manovër me mjetin e tij në ato momente.
“Rreth orës 11:30, në një parkim privat, pranë plazhit në Ksamil, shtetasi E. M., duke kryer manovrën e parkimit me automjetin tip “Audi”, dyshohet se ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, 4 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, e mitura ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi ditën e djeshme Policia.