Antigona Ramosaj, motra e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, ka rrëfyer për herë të parë për vështirësitë shëndetësore me të cilat është përballur, gjatë një telefonate me Luiz Ejllin në emisionin “Live me Luizin”.
Pa hyrë në detaje rreth sëmundjes që kaloi, Antigona zgjodhi të shprehte mirënjohjen për motrën e saj, Albërien, e cila i qëndroi pranë në një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Nga ana tjetër, këngëtarja ndau edhe një mesazh për personat që po përballen me kancerin, duke theksuar rëndësinë e shpresës dhe të trajtimit mjekësor.
Luiz Ejlli: E di që ke kaluar një sëmundje të rëndë dhe sot po flet me mua, je e qeshur. Ju motrat paskeni qenë motra, si i thonë si shota, njëra më e fortë se tjetra. Më vjen mirë që e ke marrë veten. O Zot, mos t’u ktheftë më Antigona Ramosaj: Unë falënderoj edhe Albërien që më ka qëndruar afër.
Albërie Hadërgjonaj: Kushdo që ka luftë me kancerin, mos ta marrë si fundi i botës. Ka mjekime. Trupi lufton vetë. Të jeni të kujdesshëm. Janë shumë gjëra që s’po i hyj se jam bërë edhe si mjeke.