Një nga ngjarjet më të komentuara në rrjet ka qenë fundi i romancës mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës.
Në mes të kësaj zhurme mediatike, Erik Fullani ka zgjedhur të bëjë një reagim indirekt në llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka ndarë një foto të tijën, të cilën e ka shoqëruar me një shprehje në gjuhën angleze që tingëllon si një përgjigje e qartë ndaj situatës:
“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre.”
Ndonëse ai nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Sarën apo vetë faktin e ndarjes, ky mesazh lë të kuptohet se ai po ruan privatësinë e tij dhe të njerëzve të afërt, duke theksuar se gjërat me rëndësi mbeten vetëm mes palëve të përfshira.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim më të drejtpërdrejtë nga dyshja në ditët në vijim.
