Screenshot
Pas eliminimit nga “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj ka bërë një deklaratë të fortë ndaj opinionistit të spektaklit, Ermal Mamaqi, duke e akuzuar për standarde të dyfishta dhe për përdorimin e një momenti të saj viral në rrjetet sociale.
E ftuar në një intervistë pas daljes nga reality show, Fabjola u shpreh e revoltuar për mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar nga Mamaqi jashtë ekranit.
“Nuk e di sa vjeç është Ermal Mamaqi, sa vite karrierë ka ai… unë ndoshta i kam moshë. Ama ai kishte hedhur një video timen në rrjetet sociale që kishte bërë 3 milion klikime, ku unë thoja atë fjalën e turpshme”, tha Fabjola.
Ajo tregoi se reagimi i aktorit dhe moderatorit e ka lënduar, sidomos për faktin që sipas saj, në raste të tjera ai ka mbajtur një qëndrim krejt ndryshe ndaj personazheve të tjerë publikë.
“Dhe kishte bërë një përshkrim aty që kjo goca duhet të… Domethënë ti, Ermal Mamaqi, merresh me një gocë 23-vjeçare që gaboi. Po të njëjtin gabim e bëri dhe një grua tjetër dhe ti i the ‘bravo’”, u shpreh ish-fermerja.
Fabjola ngriti pyetjen për atë që e cilësoi si “dy standarde”, duke thënë se nuk arrin të kuptojë pse persona të ndryshëm gjykohen ndryshe për të njëjtin veprim.
“Tani unë nuk e di pse luhet me dy standarde. Këtë dua të kuptoj”, tha ajo.
Në fund, Fabjola theksoi se sipas saj, roli i Ermal Mamaqit si opinionist duhet të mbetet brenda spektaklit dhe jo të vazhdojë në rrjetet sociale.
“Ermali është opinionist gjatë atyre 3 orëve që është në punë dhe merr rrogën. Në rrjetet sociale ai nuk ka pse ha bukë me fjalët e mia”, përfundoi ajo.