Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Largo San Francesco da Paola, në lagjen San Teodoro, Itali.
Sipas mediave italiane një 26-vjeçar ka sulmuar motrën e tij me thikë dhe ëm aps ka rënë nga dritarja e apartamentit ku jetonin në katin e pestë dhe ka gjetur vdekjen.
Në raportimin e mediave theksohet se i riu pas një sherri me motrën e tij 18-vjeçari e ka goditur këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar disa plagë, por fatmirësisht vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes ai ka rënë nga dritarja e banesës. Ende nuk është e qartë nëse rënia ishte e qëllimshme apo aksidentale.