Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Podujevë, ku një grua 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete.
Viktima është identifikuar si Saranda Azemi. Sipas raportimeve të para, rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë.
“Një rast hetim mbi vdekjen është iniciuar në stacionin e Podujevës, për sqarimin e rastit po punohet në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti.
Pritet që hetimet të përcaktojnë shkakun dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 30-vjeçares.